Politike

Vizita e Ramës në Athinë, Goro: Nuk ka qenë tërësisht zyrtare, padyshim është diskutuar edhe çështja e detit

8 Janar 2021, 21:30 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Athinë, Goro: Nuk ka qenë

GREQI– Robert Goro, gazetar dhe korrespondent i Syri TV në Greqi ka deklaruar se vizita e kryeministrit Edi Rama nuk është pritur me mjaft jehonë në Greqi. Në një prononcim për Syr TV, Goro deklaroi se madje Dendias është vënë re që e ka anashkaluar gjithçka me një status. Goro tha e vizitat e Ramës nuk janë zyrtare, duke shtuar se e fundit herë kur ka ndodhur kjo gjë, ka qenë në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në fakt ashtu siç edhe u tha një pjesë e analistëve grekë e kanë interpretuar si një dkelaratë të Tiranës që tregon se ajo po mban distancë të barabartë si nga Greqia dhe Turqia. Këtu nuk i është dhënë jehonë shumë të madhe, madje ministri Dendias u mjaftua me vetëm një status pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Kontaktet e Ramës me Athinën duhen para më pozitivitet. Pavarësisht se kryeministri Rama ka ardhur tre herë në Athinë, asnjë nga këto vizitat nuk ka qenë zyrtare me një axhendë të parapërgatitur. I fundit që e ka vizituar zyrtarisht Greqinë, ka qenë Sali Berisha në vitin 2006, që u pasua nga një tjetër vizitë nga ana e Athinës. Por prej 11 vitesh nuk ka pasur asnjë tjetër,”- tha Goro.

I pyetur për rolin e tij si ‘lajmës’ mes Turqisë dhe Greqisë, Goro shtoi se kjo gjë është thënë pasi Rama ka shkuar në Greqi pas vititës që ka pasur në Ankara.

“Atëherë siç dhe u tha më herët, kjo gjë ndodhi pasi Rama vinte nga një vizitë në Ankara. Gjithsesi, kam marrë edhe një lajm, besoj se na duhet. Që nga Greqia janë marrë dhe 1500 vaksina antiCovid,”- tha Rama.

Përsa i përket projektligjit për 12 miljet e zgjerimit të Greqisë në Jon, Goro tha se nuk përjashtohet aspak që është diskutuar kjo gjë gjatë takimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne greqi 8 janar 2021 robert goro edi rama ne greqi 8 janar 2021 robert goro

Sondazh

Poll