Politike

Rama shkon në Levan, inspekton zonën e prekur nga reshjet. Ndan udhëzimet për punimet e spitalit: Nisin të hënën, turqit

9 Janar 2021, 10:35 Nga DOSJA
Rama shkon në Levan, inspekton zonën e prekur nga reshjet. Ndan

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Levan të Fierit aty ku ka parë nga anër gjendjen nga pëmbytjet si dhe ka dhënë udhëzimet për ndërtimin e spitalit. Kreu i qeverisë pa nga afër vendin pas shirave. Ai u shpreh se situata është më mirë se tre vitë me parë, periudhë kur njerëzit duhej të kalonin në katin e dytë pasi uji futej në banesë. Rama ishte i pranishëm në zonën e quajtur Ura e Mifolit, ku pa gjendjen pas daljes nga shtrati të Vjosës gjatë ditës së djeshme.

 

Pas inspektimit për situatën nga shirat Rama u takua me kryebashkiakun Armando Subashi dhe ministren Manastirliu aty ku diskutuan për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. Kryeministri i bëri të ditur Subashit se të hënë vijnë personat përgjegjës nga Turqia dhe i kërkoi kryebashkiakut të Fierit që atyre të mos iu mungojë asgjë. Rama kërkoi që një skuadër prej tre personash të ngrihet në Bashki dhe të nxirren të gjitha lejet e nevojshme. Kushti parësor që duhet të ketë vendi ku do të ngrihet Spitali Rajonal i Fierit, sipas Ramës, është që të jetë në anë të autostradës.

Pas inspektimeve u vendos që spitali rajonal i Fierit të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne fier edi rama ne levan edi rama edi rama ne fier edi rama ne levan

Sondazh

Poll