Politike

PD publikon VIDEON: Vlora në gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet, shiu i këtyre ditëve nxorri në dritë gënjeshtra

8 Janar 2021, 21:34 Nga DOSJA
PD publikon VIDEON: Vlora në gjendje të jashtëzakonshme nga

TIRANË- Ish- Deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ka publikuar një video nga situata që është krijuar në Vlorë për shkak të përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë që prej dy ditësh.

Ndërkohë krahas videos, Meçorapaj shkruan se Vlora është në gjendje të jashtëzakonshme duke shtuar se Kryeministri Rama ka gënjyer kur ka thënë se ka bërë investime në Vlorë, pasi sipas saj çdo gjë duket qartë.

“Vlora e kryeministrit ne ikje! Vlora eshte sot nje gjendje te jashtezakonshme fal kryeministrit 3D ,,,,, Deputeti fasade, propagande dhe genjeshtra qe shiu i ketyre diteve nxori ne drite te diellit investimet e Edi Rames ne Vlore!“- shkruan ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nada meçorapaj nada meçorapaj

Sondazh

Poll