Aktualitet

Pamje të frikshme nga Lezha/ Rrëshqitja e tokës ndan rrugën në dy pjesë, bllokohen qindra banorë të zonës, makinat e ka

9 Janar 2021, 09:27 Nga DOSJA
Pamje të frikshme nga Lezha/ Rrëshqitja e tokës ndan rrugën

LEZHË– Pamje të frikshme vijnë nga qyteti i Lezhës. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugës që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrenj, segment që lidh Lezhën me Kallmetin. Rruga është ndarë në dy pjesë duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.

Për pasojë është bllokuar segmenti rrugor duke izoluar qindra banorë të kësaj zone të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.

Lezha mbetet një nga qytetet më problematike për shkak të përmbytjeve. Ditën e djeshme mbërritën forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. E dëmtuar vijon të jetë ura e Gjadrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll