Aktualitet

Konflikt për mospërfundimin në kohë të pallati, biznesmeni rrihet me shkelma dhe grushta nga rojet e sigurisë së ortakut,

9 Janar 2021, 09:06 Nga DOSJA
Konflikt për mospërfundimin në kohë të pallati,

TIRANË– Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në Tiranë, për shkak të mospërfundimit në kohë të punimeve në një pallat, për të cilin kanë dhënë paradhënie një pjesë të parave. Qytetarët shprehen se duan hyrjet e tyre për të cilat kanë paguar paratë. Policia ka shoqëruar një person në komisariat ndërsa bëhet e ditur se një tjetër është plagosur.

Njëri prej personave që është transportuar drejt spitalit është biznesmeni Sino Llanaj, ndërsa konfliktin e ka pasur me biznesmenin tjetër që ka bërë një pjesë tjetër të ndërtimeve në këtë pallat. Ai ka mbetur i lënduar si pasojë e përlasjes me punonjësit e sigurisë të kompanisë që ruan pallatin, që i përkasin firmës së Allmucës.

Në këtë pallat që ka dy investitorë, një pjesë e banorëve kanë hyrë në shtëpitë e tyre, dhe pjesa tjetër ndodhet ende në mëshirë të fatit.

“Ne kërkojmë që të bëjmë vetë pjesën që ka mbetur në banesat tona. Kemi marrë borxhe, dhe i kemi blerë ato shtëpi, nga 80 mijë euro, kemi paguar 60 mijë dhe ato e kemi marrë borxh”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.

Janë dy biznesmenë që janë të përfshirë në ndërtimin e pallatit, ndërkohë që banorët thonë se janë të detyruar që të qëndrojnë me qera, në një kohë që kanë dhënë para për blerjen e banesave në këtë pallat në ndërtim.Kompania në fjalë është Star Construction, ndërkohë që punimet e pallatit duhet të kishin përfunduar në vitin 2019. Çështja e këtij konflikti ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Dosja.al e ka raportuar këtë ngjarje disa herë. Dy ortakët janë në gjyq për 3 milionë euro, pasi ai që ka më pak aksione ia ka borxh ‘dominuesit’. Rrjedhimi ky i fundit, në shenjë revolte ka rreshtuar kamionët në hyrjen e pallatit që kanë ndërtuar bashkë dhe të gjithë ata qytetarë që kanë blerë shtëpi tek ‘borxhliu’, nuk futen dot brenda.Ata që e vuajnë këtë sherr mes ortakësh janë pikërisht qytetarët, të cilët janë ngujuar në banesa, ose ata që kanë dalë jashtë, nuk futen dot më brenda.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per pallatin protesta per pallatin

Sondazh

Poll