Aktualitet

Moti i keq dëmton shkollën në Cërrik, i gjithë uji futet në ambientet e brendshme

9 Janar 2021, 09:28 Nga DOSJA
Moti i keq dëmton shkollën në Cërrik, i gjithë uji

ELBASAN– Për shkak të motit të keq, është dëmtuar shkolla 9-vjeçare “Rushan Qeveani” në fshatin Selvias të Cërrikut në Elbasan.

Dëmtimi i shkollës në prag të nisjes së procesit mësimor pas pushimeve të dimrit, ka detyruar Zyrën Arsimore të Bashkisë së Cërrikut të ngrejë një grup pune për verifikimin e situatës.

Sipas të dhënave të para shkolla është dëmtuar dhe i gjithë uji futet në ambientet e brendshme pasi tarraca është e amortizuar.

Situata me përmbytjet paraqitet e rënduar në disa qarqe të vendit, ndërkohë që reshjet e shiut pritet të vazhdojnë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet shkolla ne cerrik moti i keq ne shqiperi demtohet shkolla ne cerrik moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll