Aktualitet

Do trafikoheshin drejt Italisë kapen 50 emigrantë sirianë në grykëderdhjen e lumit Vjosa, kërkuan ndihmë se po mbyteshin

8 Janar 2021, 21:29 Nga DOSJA
Do trafikoheshin drejt Italisë kapen 50 emigrantë sirianë në

VLORË– 50 emigrantë sirianë janë nxjerrë nga uji dhe janë shpëtuar teksa tentonin të largoheshin me gomone drejt Italisë.

Në mes të motit të furishëm, emigrantët ishin futur në ujë, por për shkak të fryrjes së lumit, kanë ngecur në grykëderdhjen e Vjosës dhe kanë kërkuar ndihmë. Autoritetet lokale kanë vërshuar në ujë, duke nxjerrë shëndoshë e mirë të 50 emigrantët, mes tyre gra e fëmijë. 

Të gjithë emigrantët do të niseshin për në vendin fqinj, siç kishin rënë dakort me trafikantët që i kishin marrë përsipër për t’i trafikuar. Tashmë, ata janë dërguar në komisariatin e Vlorës. 50 emigrantët, do të merren në pyetje për të zbuluar më shumë rreth të përfshirëve të tjerë në këtë rrjet trafikimi. Më pas ata do të strehohen në struktura të posaçme.

Njoftimi i policisë: Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta. Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza. Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë. Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë. Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore vlore gjenden 50 emigrante ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...