Përqafimi i ngrohtë me Merkel, kërkesa që i bëri presidentit francez/ Rama publikon pamjet pas Samitit në Berlin
30 Prill 2019, 08:14Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me pamjet e takimit të mbrëmshëm të Samitit të Berlinit.Në pamje duken duke dalë disa nga liderët e Ballkanit mes tyre edhe kryeministrit Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Por ajo që tërheq vëmendjen është përqafimi i ngrohtë që Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe atë “vllazëror” me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron u bënë bashkë në Berlin. Dy nga temat më të diskuktuara ishin dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti i rajonit. Nuk u anashkalua edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Media gjermane DW pas takimit shkruan se negociatat me Shqipërinë mund të shtuhen për në shtator, ndërsa Këshilltari i Merkel, ka hedhur akuza të forta për Ramën.
(A.F/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BERLIN– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me pamjet e takimit të mbrëmshëm të Samitit të Berlinit. (Lexo këtu) Në pamje duken duke dalë disa nga liderët e B...
Gjermani- Një ditë më parë në Berlin u zhvillua samiti i vendeve të Ballkanit ku në fakt nuk u tha asnjë fjalë për negociatat e Shqipërisë për në BE. Në takimin...
Gjermani- Berlini është i shqetësuar për çështjen shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Media gjermane “Der Tagesspigel” në një artikull me...
GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë të hënën në Berlin se çdo zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet K...
GJERMANI- Berat Buzhala deklaroi nga Berlini për emisionin Open se në Samitin e Ballkanit Perëndimor çështja e rishikimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe...
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë parë bashkë në një tavolinë me homologët e tyre serbë, A...
GJERMANI- Ditën e sotme po zhvillon punimet në Gjermani, Samiti i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, por ajo që mediat gjermane theksojnë është se vëme...
GJERMANI– Kryekëshilltar i CDU-së për ekonominë, Martin Henze i jep një goditje të fortë kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij në Shqipëri, por edhe ndër...