Politike

Samiti/ Rama bisedë kokë më kokë me Vuçiç-in, Merkel dhe Macron ‘rrethojnë’ Haradinajn (FOTO)

30 Prill 2019, 07:33 Nga DOSJA
Samiti/ Rama bisedë kokë më kokë me Vuçiç-in,

Gjermani- Një ditë më parë në Berlin u zhvillua samiti i vendeve të Ballkanit ku në fakt nuk u tha asnjë fjalë për negociatat e Shqipërisë për në BE. Në takimin kokë më kokë të Ramës me Merkelin u tha se u diskutua për negociatat Shqipëri-BE dhe për çështjen e Kosovës por nga takimi nuk doli asnjë detaj.

Media gjermane DW pas takimit raportoi se negociatat me Shqipërinë mund të shtyhen për në shtator. (lexo këtu)

Por gjatë këtij samiti nuk munguan edhe fotot. Në foton e mëposhtme duket qartë se Rama është duke biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç-in dhe ndoshta biseda mund të ketë qenë për çështjen e kufijve.

Ndërsa Merkel dhe Macron kanë “rrethuar” Haradinajn dhe ky i fundit është i fokusuar në atë që i thotë presidenti francez.

Çështja aktuale më e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë është ajo e kufijve. Macron dhe Merkel kanë hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

J.V/A.F/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic angela merkel edi rama fotoja nga samiti i berlinit ramush haradinaj aleksander vucic angela merkel edi rama fotoja nga samiti i berlinit ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...