Bota

Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ Kosovën, rëndohet gjendja në Gjakovë, Mitrovicë, Rahovec e Malishevë, përmbyten

8 Janar 2021, 21:45 Nga DOSJA
Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ Kosovën, rëndohet gjendja

KOSOVË- Reshjet e shiut ka përfshirë edhe Kosovën ku si pasojë disa vende janë përmbysur. Mediat kosovare bëjnë të ditur se si pasojë e reshjeve disa komuna si dhe fshatra të tyre,  janë përfshirë nga dëbora dhe uji, ku si pasojë është bërë i pamundur qarkullimi i njerëzve dhe i automjeteve.

Komuna e Gjakovës në një status që ka bërë në rrjetet sociale bën të ditur se situata në vend është e rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

“Sipas parashikimeve meterologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese dhe situata të tilla do të mund të na përsëriten. Deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë. Në mënyrë që të jemi më afër jush, për çdo vështirësi që paraqitet në lagjen tuaj, ju lutem telefononi në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112☎️ dhe ne do të jemi në shërbim me të gjitha kapacitetet për të minimizuar problemin”, kanë shkruar nga Komuna e Gjakovës në Facebook.

Po ashtu në faqen zyrtare edhe  Komuna e Rahovecit ka njoftuar se reshjet e shiut kanë përfshirë vendin, ku si pasojë në disa vende është bllokuar dhe qarkullimi.

“Komuna e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente kanë dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Debllokimet janë bërë Rahovec, Pastasel, Polluzhë, Çifllak, Sarosh..Po vazhdojmë në vendbanime të tjera…”, kanë shkruar ata në Facebook.

Po ashtu situatë e ngjashme është edhe në komunën e Malishevës si dhe në disa fshatra përreth, ndërkohë reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur edhe Komoranin si dhe fshatin Poklek të Drenasit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne kosove moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 21:11

A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald T...