Bota

Franca aprovon vaksinën e Modernas, Ministri i Shëndetësisë: Ne duam të jemi të shpejtë 

8 Janar 2021, 20:07 Nga DOSJA
Franca aprovon vaksinën e Modernas, Ministri i Shëndetësisë:

FRANCË- Autoriteti Kombëtar Shëndetësor francez ka aprovuar për përdorim masiv vaksinën anti-Covid të krijuar nga gjigandi farmaceutik Moderna. Aprovimi i vaksinës së Modernës e ka bërë atë që të jetë vaksina e dytë për përdorim në Francë pas asaj të Pfizer/BioNTech.

Aprovimi i vaksiës ka ardhur 2 ditë pas Autoriteti i Barnave në Evropë (EMA) i ka dhënë dritën jeshile asaj për vendet e Bashkimit Evropian. Në lidhje me aprovimin e vaksinës ka folur edhe Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili tha se Franca duhet që të jetë më e shpejtë për vaksinimet.

“Ne duam të jemi të shpejtë,” tha ai.

Vaksina e Modernas deri tani është aprovuar në SHBA, Kanada, BE, Britani e Madhe dhe Francë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aprovohet moderna ne france moderna olivier veran aprovohet moderna ne france moderna olivier veran

Sondazh

Poll