Bota

Shtanget Danimarka/ Një shfaqje për fëmijë me një burrë që ka një penis të gjatë transmetohet në televizionin shtetë

8 Janar 2021, 21:40 Nga DOSJA
Shtanget Danimarka/ Një shfaqje për fëmijë me një

DANIMARK- Një shfaqje televizive për fëmijë e animuar daneze me një burrë që superfuqinë e një penisi të gjatë ka tronditur kanalin shtetëror në Danimarkë. Shfaqja e quajtur “John Dillermand” paraqet një burrë të animuar prej balte me një veshje të kuqe dhe të bardhë që ka një penis të tejzgjatur.

Shumë persona në Danimarkë e kanë quajtur këtë gjë të neverishtme dhe nënstandartet e një shfaqje që është për fëmijët e moshës 4 deri në 8 vjeç. Gjithashtu shumë persona e kanë quajtur këtë shfaqe si qesharake dhe të padëmshme.

“A jam unë i vetmi që e gjykoj të dënueshme që fëmijët duhet të gjejnë kënaqësi të shikojnë peniset e të rriturve në DR?“shkroi në Twitter Morten Messerschmidt, një ligjvënës për Partinë Konservatore të Popullit Danez.

Në shfaqje “penisi” kryen shumë funksione si mban tollumbace, përdoret si helikë helikopteri dhe përdoret për tu mbajtur. Në lidhje me këtë kanali DR tha se shfaqja synon që të gjallërojë kuriozitetin e fëmijëve për pjesët e tyre të trupit.

“Fëmijët e vegjël kënaqen duke qenë lakuriq dhe duke eksploruar veten. Ata luajnë lojëra me mjekun, ekzaminojnë njëri-tjetrin dhe duan fjalë të këqija,” tha një psikologe.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john dillermand morten messerschmidt john dillermand morten messerschmidt

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 21:11

A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald T...