Bota

Morën pjesë në protesën e 6 janarit, 2 persona pushohen nga puna në SHBA

8 Janar 2021, 20:44 Nga DOSJA
Morën pjesë në protesën e 6 janarit, 2 persona pushohen nga

SHBA- 2 persona janë pushur nga puna ditën e sotme në SHBA pasi morën pjesë në protesën e 6 janarit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se personat që janë pushuar nga puna kishin postuar video brenda ndërtesës së Capitolit gjatë protestës.

Avokati Paul Davis u pushua nga kompania e tij e punës “Goosehead” pasi kishte postuar foto dhe video nga momenti i protestës brenda Capitolit, ku ishte edhe vetë i pranishëm. Një tjetër person që u pushua nga puna është edhe agjenti i shitjeve  Libby Andrews. Lajmin për këtë e dha vetë Agjencia e Pasurive të Paluajtshme “Proterties”. Gjithashtu edhe Profesor Rick Saccone e ka lënë punën vetë pasi i kanë dalë video që ka qenë në protestë.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  libby andrews paul davis protesta ne shba rick saccone  libby andrews paul davis protesta ne shba rick saccone

Sondazh

Poll