Bota

Janari më i ngrohtë gjatë 50 viteve të fundit në Greqi, temperaturat do të jenë 15 gradë Celsius më të larta se normal

8 Janar 2021, 21:13 Nga DOSJA
Janari më i ngrohtë gjatë 50 viteve të fundit në Greqi,

GREQI-  Janari në Greqi do të jetë me temperaturat më të larta në 50 viteve të fundit. Mediat greke bëjnë me dije se ky lajm  është dhënë ditën e sotme nga shërbimi meteorologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Media greke athensvoice.gr shkruan se temperaturat do të jenë 15 gradë Celsius më të larta se normalja për këtë periudhë të vitit.

Këto temperatura të pazakonta përputhen vetëm me ato që ndodhën më 29 janar 1987 (mbi 25 C në Greqinë jugore dhe 22,6 C në Athinë) dhe më 1 janar 2010 – të cilat ishin më të nxehtat e regjistruara që nga fillimi i matjeve në shekullin 19, duke arritur deri në 30.4 C në ishullin e Kretës.

Greqia pritet të jetë midis vendeve të Mesdheut qendror dhe lindor që do të shohin mot jashtëzakonisht të ngrohtë gjatë fundjavës së ardhshme.

Ndërkohë mësohet se masat e ftohta të ajrit përhapen në gjerësi gjeografike jashtëzakonisht të ulta mbi Evropën Perëndimore dhe Afrikën veriperëndimore.  Kjo pritet të sjellë dëborë të madhe në Gadishullin Iberik dhe Ballkanin Verior, si dhe shira të mëdha në Spanjën e Jugut, Marokun dhe Ballkanin Perëndimor, që mund të rezultojë në përmbytje të shpejta.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni moti ne greqi moti ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 21:11

A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald T...