Bota

Biden i kthen reston Trump: Jam i lumtur që ai nuk vjen në inagurimin tim si President. Akuza? Është vendimi i Kongresit

8 Janar 2021, 21:02 Nga DOSJA
Biden i kthen reston Trump: Jam i lumtur që ai nuk vjen në inagurimin

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar pas lajmit e trump nuk do të marrë pjesë në inagurimin e tij si President. Në një deklaratë Biden tha se është kjo është një nga gjërat e vetme që ata kanë rënë dakord. Ndërsa në lidhje me nënpresidentin Mike Pence, ai tha se do të ishte i nderuar që ai të ishte në inagurim.

“Një nga gjërat e pakta që ai dhe unë kemi rënë dakord ndonjëherë. Është një gjë e mirë që ai nuk shfaqet. Pence është i mirëpritur. Do të isha i nderuar ta kisha”, tha Biden.

Ndërkohë që në lidhje me protestën që Trump organizoi ai tha se nuk do të ngrej akuza pasi i takojnë Kongresit dhe e kanë ata në dorë këtë gjë. Ai ka thënë sesapo të marrë detyrën do të fillojnë nga puna menjëherë.

“Ajo që Kongresi do të vendosë të bëjë, kjo u takon atyre por … ne do të na duhet të jemi gati të fillojmë menjëherë punën,” tha ai.

Ditën e sotme Donald Trump me anë të një postimi në Twitter ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Biden si President në 20 janar.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doland trump joe biden mike pence doland trump joe biden mike pence

Sondazh

Poll