Bota

“Masat anti-Covid”/ Hoti : Duhet të kemi kujdes, mutacioni i ri po përhapet me shpejtësi 

8 Janar 2021, 20:33 Nga DOSJA
“Masat anti-Covid”/ Hoti : Duhet të kemi kujdes, mutacioni i ri

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë sot një rankim të qyteteve për nga ndikimi i masave të Covid. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se situata në Kosovë është duke u përmirësuar. Ai gjithashtu shkroi se tani më shumë se kurrë qytetart duhet që të kenë kujdes pasi varianti i ri i Covid-19, është në qarkullim dhe se po përhapet shumë shpejtë.

Postimi i plotë:

Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti covid ne kosove avdullah hoti covid ne kosove

Sondazh

Poll