Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Përmbytet Fusha e Zadrimës në Lezhë, banorët bllokohen nga uji 

8 Janar 2021, 17:56 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Përmbytet Fusha e Zadrimës në

LEZHË- Fusha e Zadrimës në Lezhë është mbushur nga uji. Siç shihet në videon që ka siguruar Dosja.al, fusha është e tëra në ujë sakaq mësohet se uji ka hyrë deri në oberret e shtëpive dhe në katet e para.

Sakaq, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fushë ka edhe banorë të cilët kanë mbetur të bllokuar nga uji.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne lezhe moti i keq ne lezhe

Sondazh

Poll