Bota

Protesta në Capitol/ Arrestohen 80 persona, ndër ta edhe një njeri që mbante me vete 11 koktejle, molotov 2 pistoleta dhe 1

8 Janar 2021, 19:28 Nga DOSJA
Protesta në Capitol/ Arrestohen 80 persona, ndër ta edhe një

SHBA- Numri i të arrestuarve në SHBA për protestën në Capitol ka shkuar në 80. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ndër të arrestuarit ishte edhe Richard Barnett, i cili u ul në karrigen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ai është akuzuar për hyrje të paligjshme në ndërtesë dhe për armëmbajtje. Në protestë Barnett kishte me vete 11 koktejle molotov, 2 pistoleta dhe 1 pushkë. Momentalisht Barnett është në paraburgim dhe ende nuk dihet se ku do të ekstradohet. Disa persona të tjerë janë akuzuar nga policia federale pasi i janë gjetur disa armë në makinat e tyre apo edhe me vete në protestë.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nancy pelosi protesta ne shba richard barnett nancy pelosi protesta ne shba richard barnett

Sondazh

Poll