Politike

S’e harron as gjatë përmbytjeve, Rama: Vetëm dëshpërimit të Opozitës s’ju gjet vaksina, ajo qëndron atje si hudhër

8 Janar 2021, 19:18 Nga DOSJA
S’e harron as gjatë përmbytjeve, Rama: Vetëm

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar Opozitën as gjatë këtyre ditëve që Shqipëria është përmbytur. Teksa fliste për gjendjen e vendit, gjatë mbledhjes me Emergjencat Civile, Rama tha se edhe Covid-19 iu gjet vaksina, vetëm dëshpërimit të Opizitës, jo. 

Kryeministri krahasoi situatën me atë të shtatë viteve më parë dhe tha se ajo që shohim sot është shumë më e pranueshme. Kreu i qeverisë bëri edhe një koment pikant për Shkodrën që drejtohet nga Voltana Ademi dhe tha se vetëm ajo qëndron si hudhër që të mos merret mësysh e gjithë Shqipëria. 

Kryeministri shtoise gatishmëria e strukturave është maksimale dhe lajmëroi një qetësi dhe pak reshje shiu në dy ditët në vijim.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës

Akuzave politike nuk kemi se çfarë ju bëjmë, edhe Covid-19 ju gjet vaksina, por vaksinës së dëshpërimit të Opozitës, nuk i është gjetur akoma. Ata kapen pas çdo mundësi iluzore dhe ndaj çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, siç kemi bërë gjithmonë. Kemi një protokoll standart për Emergjencat Civile, nivelet e gatishmërisë, dhe të gjitha janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme aty ku reshjet kanë qenë shumë intensive. Është fakt që falë gjithë punës së bërë dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, sot kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe absolutisht nën kontroll, krahasuar me çfarë do të kishte ndodhur me ato vite kur bëhet hataja. Secili e di se ku e ka vendin e vend në këto kohë përballljeje me natyrën. Niveli i gatishmërisë në strukturat vendore. Të gjitha këto janë zbatuar. me përjashtim të asaj që qëndron si hudhër atje për të mos marrë mësysh e gjithë Shqipëria, ka ardhur duke u përmirësuar s’ka asnjë dëm në jetë njerëzore, dëme minimale në banesa dhe lëvizshëmria është nën kontroll si për mjetet dhe për njerëzit. Do të kemi një moment frymëmarrjeje, më pas do të rikthehen sërish reshjet intensive. Gjithsesi rëndesa do të lehtësohet. Gatishmëria është maksimale. Nesër nëse do të jetë e nevojshme, do të bëjmë një tjetër mbledhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh emergjencat 8 janar edi rama rama mbledh emergjencat 8 janar

Sondazh

Poll