Politike

“8 vite dështim”/ Ish-deputetja e PD-së nxjerr VIDEON: Shqiptarët në mjerim, Rama noton në luks

8 Janar 2021, 18:23 Nga DOSJA
“8 vite dështim”/ Ish-deputetja e PD-së nxjerr VIDEON:

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Pompuri ka thënë se gjatë viteve që Rama ka qenë pushtet i ka sjellë vendit  mjerim, sakaq ka theksuar se Kryeministri është i shkëputur nga realitetit dhe sipas saj ky i fudnit nuk do t’ja dijë për familjet që janë ende në çadra, pasi shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti. Ajo po ashtu ka ndarë dhe një videon ku shihen disa familjare teksa tregojnë vështërsitë që kanë në familje.

“Edi Rama kujdeset vetëm për Edi Ramën. Ai është kaq i shkëputur nga realiteti, sa nuk do t’ia dijë që me mijëra familje janë në çadra, mijëra të tjerë nuk kanë ushqim për fëmijët dhe mijëra e mijëra prindër e të rinj janë të papunë. Këtë ka bërë për 8 vjet. Edi Rama është dështim. Për të kanë rëndësi intrigat e pushtetit jo vendimet që u shërbejnë njerëzve. Aty është e vërteta, kontrasti mes njerëzve të zakonshëm në hall dhe jeta luksoze e kryeministrit që i kanë mbetur edhe 107 ditë nga largimi.”- ka shkruar ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oriola pampuri oriola pampuri

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 14:58

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të takuar zyrtarë të lartë të vendit. Lajmin për mbërritjen e tij në ae...