Politike

Shqipëria e përmbytur, Braçe: Situata është nën kontroll se i kemi pastruar kanalet gjithë verës, sot u dha efekti i tre

8 Janar 2021, 18:35 Nga DOSJA
Shqipëria e përmbytur, Braçe: Situata është nën

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe është shprehur se të gjitha akset rrugore janë tashmë të kalueshme. Teksa raportonte për situatën aktuale në vend, Braçe tha se e gjithë situata në vend është nën kontroll.

Braçe shtoi se strukturat kanë zhbllokuar dhe pastruar çdo tubacion dhe kanal gjatë periudhës së verës, duke sjellë kështu gjithçka nën kontroll, siç është sot. Ai justifikoi të gjitha pamjet e përmbytjes në vend që janë publikuar nga të gjitha mediat, se janë pasojat dhe efekti i tre ditëve shi. 

Pjesë nga fjala e Erion Braçes

 Të gjitha akset rrugore janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Më duhet që të përgëzoj edhe Ministritë sepse as energjia elektrike nuk ka munguar nga veriu në Jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Kjo është arsyeja që sot që flasim, ne kemi një situatë të kontrolluar plotësisht edhe në kaskadën e Drinit.

Të gjithë këtyre agjencive nuk u ka munguar në asnjë moment edhe mbështetja financiare. Shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën. Sot ka qenë situata më e vështirë. Asnjë rajon nuk ka qenë pa 100 mm reshje shiu. Pavarësisht kësaj, sot është dhënë efekti i tre ditëve, veçanërisht në disa zona që janë tradicionalisht të tilla.

Megjithatë puna e kryer gjatë verës, që janë pastruar të gjitha kanalet nga Bashkia dhe Bordi i Kullimit. Unë vetë kam vëzhguar të gjithë zonën e rrezikuar. Të gjithë kanë bërë pjesën e zonës së tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace rama mbledh emergjencat 8 janar erion brace rama mbledh emergjencat 8 janar

Sondazh

Poll