Politike

“Kam diçka të veçantë për Kaskadën”/ Rama i kalon fjalën Ballukut: Duhet shpërndarë mjegulla e disinformimit…Mini

8 Janar 2021, 19:08 Nga DOSJA
“Kam diçka të veçantë për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama veçoi punën e bërë në Kaskadën e Drinit. Gjatë mbledhjes së Emergjencave Civile, teksa bëri me dije situatën në vend pas reshjeve të shumta të shiut, Rama tha se duke theksuar punë me Kaskadën, sepse para shumë vitesh, do kishte ndodhur hataja. 

Ai ia kaloi fjalën ministres Belinda Balluku dhe tha se duhet shpërndarë mjegulla e disinformimit. Balluku u shpreh se strukturat ishin përgatitur për këtë gjendje dhe kishin marrë masa. 

Për këtë arsye, sipas saj, kemi situatën aktuale. 

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Ajo që nuk u përmend ishte pjesa e kaskadës. Që të mos përsëriten çështje dramatike që kanë ndodhur në të shkuarën jo dhe aq të lartët dhe kanë sjellë dëme të pariparushme. Për këtë aspect shumë specifik dhe të rëndësishëm e për të shpërndarë  mjegullën e disinformimit, dëshuroj t’ja kaloj fjalën minisitres Balluku.

Belinda Balluku: Kaskada ka pranuar të gjithë prurjen natyrale. Është mirëmenaxhuar situata. Duke qenë të përgatitur për këtë situatë, kemi marrë masat e nevojshme, e kemi gjetur veten të përgatitur. Sot Kaskada ka parandaluar përmbytjen në Shkodër. Kuota në Fierza ka arritur në 269 metra, sot është 277 dhe nuk po gjenerojmë energji për të menaxhuar përmbytjet në fushën e Shkodrës. Në Koman, kuota është më e lartë. Kuota në Vaun e Dejës është 74.14 metra, po shkakrkojmë 930 metra për sekond. Shkarkimet vijojnë pa vështirëi, nuk kemi rritje të nivelit të lumit Mat. Nesër kemi reshje më të ulëta, që tu japë mundësinë shtretërve të lumenjve që të stabilizohen. Gjej rastin edhe të falenderoj strukturat që kanë ndihmuar në arritjen e kësaj situate. Jemi në gatishmëri për të sjellë një qarkullim pa bllokime për trafikun. Problemi më i madh ka qenë rrëshqitja e dherave në Borsh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh emergjencat 8 janar rama mbledh emergjencat 8 janar

Sondazh

Poll