Politike

Meta dekreton ligjin për parandalimin e keqpërdorimin të sistemit financiar në Shqipëri

8 Janar 2021, 19:09 Nga DOSJA
Meta dekreton ligjin për parandalimin e keqpërdorimin të sistemit

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e ri, “Për Regjistrimin Qendror të Llogarive Bankare”.

Kreu i shtetit bën të ditur se ky ligj është një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu bëhet e ditur se ky ligj do të shërbejë për luftën kundër pastrimit të parave si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

8 janar 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll