Politike

Rama në Athinë, Greqia nuk humbet kohë! Depoziton në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Jon

8 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Rama në Athinë, Greqia nuk humbet kohë! Depoziton në

GREQI– Greqia nuk humbet kohë! Ditën që kryeministri i Shqipëri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtën grek, Nikos Dendias, qeveria greke ka depozituar projektligjin në parlament për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon.

Protothema shkruan se për këtë çështje pritet të ketë edhe një debat parlamentar.

Projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit. Projektligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021,”- thuhet në shkrim.

Ky projektligj kërkon shumicë absolute për t’u votuar. 

Nga ana tjetër Rama ndodhet ende në Greqi. Disa ditë më parë, Dosja.al e raportoi e para udhëtimin e Ramës në Athinë, menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara. Në mëngjes, Rama, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Fotoja e të dyve nga takimi, të ulur përballë njëri-tjetrit, është shpërndarë nga mediat greke.

Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit. Lryeministri shqiptar konsumoi edhe një drekë me Mitsotakis dhe Dendias në shtëpinë e kryeministrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 greqia zgjerohet me 12 milje ne jon edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 greqia zgjerohet me 12 milje ne jon

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 14:58

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të takuar zyrtarë të lartë të vendit. Lajmin për mbërritjen e tij në ae...