Politike

Peleshit i ‘ngatërrohen fjalët’: Janë përmbytur fshatrat si gjithmonë, doja të thoja…janë rrethuar nga uji

8 Janar 2021, 18:46 Nga DOSJA
Peleshit i ‘ngatërrohen fjalët’: Janë përmbytur

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është ngatërruar teksa bënte raportimin për gjendjen e zonave të ndryshme në Shqipëri, pas reshjeve të dendura të shiut.

Teksa fliste për fshatrat e përmbytura, Peleshi tha dy herë fjalën ‘përmbytje’. Brenda pak sekondash, pasi e pa se e kishte ‘tepruar’, ministri shtoi se në fakt ajo që donte të thoshte është se ka fshatra të rrethuar nga uji, jo të përmbytur. 

“Janë rritur nivelet në Bunë, Drin e Kir, fshatrat janë përmytur si gjithmonë,…dua të them janë rrethuar nga uji. Në funksion kemi edhe mjetet e ushtrisë. Kemi shumë prurje. Me këtë ritëm se mund të duket prurje e madhe, hidrocentralet mund të përmbahen në shkarkimet e tyre. Nuk rrezikojmë përmbytjet në zonat me kritike siç është Shkodra. Nuk na bën pesimistë, pasi sot, deri në orën 01:00 do të ketë reshje mesatare. Më pas do të bien sërish, kështu që na krijojnë një lloj frymëmarrjeje. Për sa i përket Lezhës…janë evakuuar dy familje, është në kuota është të larta niveli i ujit në lumin Drin dhe Gjadër. Përsa i përket jugut, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në Borsh. Është e mirë relativisht. Niveli i ujit është 6.2 metra. Kemi një rënie të lehtë të këtij niveli,”- tha Peleshi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike moti i keq ne shqiperi rama mbledh emergjencat 8 janar moti i keq ne shqiperi rama mbledh emergjencat 8 janar

Sondazh

Poll