Politike

Dreka në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, Rama: Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes, bëmë një bilanc t

8 Janar 2021, 16:36 Nga DOSJA
Dreka në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, Rama: Falenderues

GREQI– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto për të pasqyruar takimin që pati me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se është falenderues përshijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis. Ai shton se të tre bashkë, bënë bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike,”- shkruan Rama krah fotove. 

Disa ditë më parë, Dosja.al e raportoi e para udhëtimin e Ramës në Athinë, menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara. Në mëngjes, Rama, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Fotoja e të dyve nga takimi, të ulur përballë njëri-tjetrit, është shpërndarë nga mediat greke.

Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne greqi 8 janar 2021 edi rama ne greqi 8 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 14:58

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të takuar zyrtarë të lartë të vendit. Lajmin për mbërritjen e tij në ae...