Politike

Vizita e Ramës në Athinë, media greke ‘jehonë’ takimit: Marrëdhëniet greko-shqiptare në ‘menunë’

8 Janar 2021, 16:58 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Athinë, media greke ‘jehonë’

GREQI– Vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi, pasi u kthyer nga Turqia, ka bërë që shumë media greke ti kushtojnë vëmendje të veçantë diskutimeve dhe prapaskenave të vizitës.

Euro2day.gr shkruan se në drekën e përbashkët, kryeministrit Rama dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë folur gjerësisht  për mardhëniet greko-shqiptare. Kryeministri grek dhe Rama, kanë përshëndetur përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Temë tjetër diskutimi ka qenë prespektiva europiane si dhe pandemia.

SHKRIMI I PLOTË I EURO2DAY.GR 

Marrëdhëniet greko-shqiptare në menunë e drekës Mitsotaki – Rama. Gjatë drekës që Kryeministri dha më parë në shtëpinë e tij për nder të Kryeministrit të Shqipërisë, në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Dendias , u bë një përmbledhje e plotë e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë.

 Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama përshëndetën përmirësim e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkan dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe pandeminë e koronavirusit dhe mënyrat për t’u marrë me të. Dreka u ndoq gjithashtu nga Drejtori i Zyrës Diplomatike të Kryeministrit, Ambasadorja Eleni Sourani.

Më herët, media tjetër greke, Kathimerini.gr shkroi se në fokus të takimeve joformale të Ramës ishte çështja e Detit që të dy palët kanë rënë dakord ta dërgojnë për gjykim në Hagë, por edhe lënia jashtë procesit të vaksinimit, e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj medie, palët kanë rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje, e cila ende nuk është firmosur. Më tej, në artikull thuhej se Rama do të kërkojë “ndihmë” nga Greqia, e cila luan një rol brenda BE-së, për shpërndarjen e dozave të vaksinës në vendet fqinje e kryesisht në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Dosja.al zbuloi disa ditë më parë se socialistët janë të përgatitur që vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Zërat flasin se në fokus të bisedës do të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne greqi 8 janar 2021 edi rama ne greqi 8 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 14:58

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të takuar zyrtarë të lartë të vendit. Lajmin për mbërritjen e tij në ae...