Bota

Protestat në Capitol dhe mbylljet e rrjeteve sociale të Trump “trembin” kryeministrin çek, dënon dhunën dhe ndryshon fo

8 Janar 2021, 14:58 Nga DOSJA
Protestat në Capitol dhe mbylljet e rrjeteve sociale të Trump

SHBA-Kryeministri çek Andrej Babis ka ndryshuar së fundmi foton e profilit të tij në rrjete sociale që sipas mediave ishte frymëzuar nga Donald Trump. Kryeministri Babis më parë kishte shkruar në rrjetet e tij sociale “Silné Česko” (“Çekia e fuqishme”), që të kujton sloganin e Presidentit të SHBA “Make America Great Again”.

Gjithashtu, në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, në muajin mars ai kishte deklaruar mbështetjen e tij për presidentin Trump dhe kishte thënë se kishte një plan të ngjashëm “për ta bërë Republikën Çeke përsëri të madhe”.

Por, duket se kjo ka ndryshuar pas sulmit në ndërtesën e Capitolit, Kryeministri çek u bashkua me udhëheqësit e tjerë evropianë, duke dënuar mbështetësit e Donald Trump për dhunën e ushtruar.

“Ajo që ndodhi në SHBA është një sulm i papranueshëm dhe i paprecedentë ndaj demokracisë. Unë gjithmonë kam dënuar dhunën dhe kaosin, kalimi i pushtetit duhet të jetë i qetë dhe paqësor. Pas sulmit të paparë ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara, të cilën unë e kam dënuar pa mëdyshje, e gjykova të arsyeshme të shprehja qëndrimin tim gjithashtu duke ndryshuar foton time të profilit,“-ka thënë ai.

Ditën e djeshme, kryeministri ndryshoi gjithashtu foton e tij të profilit të mediave sociale, i cili mbante një kapele me flamurin çek, me një foto të tij që mbante maskë.

Një zëdhënës për Babis ka thënë se ngjyra e kuqe në mediat sociale ishte frymëzuar nga Donald Trump dhe kishte qenë simboli i partisë së tij ANO në zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2019.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrej babis donald trump andrej babis donald trump

Sondazh

Poll