Aktualitet

Karma ekziston! Lumi Mat ‘hakmerret’ ndaj Salillarit i merr përpara kamionin që prej kohësh i gërryen shtratin

8 Janar 2021, 15:35 Nga DOSJA
Karma ekziston! Lumi Mat ‘hakmerret’ ndaj Salillarit i merr

MAT– Lumi Mat është një prej të shumtëve në Shqipëri që ka dalë nga shtrati pasi është fryrë tej mase pas reshjeve të shumta të shiut. Dosja.al ju sjell disa foto ku shihet se si lumi, shtrati i të cilit gërryhet prej vitesh nga kompania “Salillari”, ka marrë me vete pikërisht një nga kamionët e kësaj komapnie.

Siç duket, ‘karma’ ka treguar edhe një herë tjetër që ekziston duke bërë që vetë lumi të hakmerret ndaj biznesmenit Pëllumb Salillari dhe duke marrë një nga kamionët në rrjedhën e tij.

Lumi Mat dhe është një pasuri natyrore e banorëve dhe e gjithë shqiptarëve po ndahet në copa nga dy biznesmenë që i kanë ngulur “dhëmbët” për të nxjerrë ato që duan. Shumë herë, pamjet e siguruara nga Dosja.al, kanë treguar se si fadromat vazhdojnë të nxjerrin inerte duke shkatërruar shtratin e lumit e duke rrezikuar përmbytjen e fshatrave përreth në dimër.

Zëri i banorëve nuk dëgjohet, ndërsa autoritetet përkatëse janë dorëzuar përballë biznemsneit në fjalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi mat moti i keq ne shqiperi permbytet shqiperia lumi mat moti i keq ne shqiperi permbytet shqiperia

Sondazh

Poll