Aktualitet

Shiu shkakton përmbytje edhe në Shëngjin, uji vërshon nëpër banesa

8 Janar 2021, 14:36 Nga DOSJA
Shiu shkakton përmbytje edhe në Shëngjin, uji vërshon

SHËNGJIN– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Shëngjin.

Në zonën e cila njihet për risk të lartë përmbytjesh, uji  i dendur ka vërshuar drejt banesave duke përmbytur zonën. 

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora, janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet shengjini moti i keq ne shqiperi permbytet shengjini

Sondazh

Poll