Aktualitet

Operacioni ‘Gjergjova’ në Skrapar, kapet personi i fundit i shpallur në kërkim (EMRI)

8 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Operacioni ‘Gjergjova’ në Skrapar, kapet personi i fundit i

TIRANË– Operacioni ‘Gjergjova’ ka përfunduar me kapjen e personit të fundit që ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë shtetasi Teki Dusho i cili u arrestua në qytetin e Durrës.

Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 23 persona të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Mes tyre ka dhe efektivë, punonjës të administratës si dhe njerëz të thjeshtë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon megaoperacioni “Gjergjova”. Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni. Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi Teki Dusho.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

(a.b).dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni antidroge ne skrapar teki dusho operacioni antidroge ne skrapar teki dusho

Sondazh

Poll