Aktualitet

Propozimet për anëtarët dhe sekretarët, KQZ i nis letër katër partive për anëtarët e KZAZ-ve

8 Janar 2021, 14:19 Nga DOSJA
Propozimet për anëtarët dhe sekretarët, KQZ i nis letër

TIRANË– KQZ i ka dërguar letër katër partive kryesore në vend për propozimet për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve. KQZ bën të ditur se partitë kanë kohë deri më 11 janar për të dorëzuar propozimet e tyre.

Sa i përket anëtarit të shtatë për KZAZ-të, KQZ ka vendosur që PS të propozojë anëtarin në KZAZ-të e renditura me numër tek, ndërsa PD me numër cift. Ndër të tjera, bën me dije se 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

NJOFTIMI I KQZ:

Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.
Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:
– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.
Partia Demokratike do të propozojë:
– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
4. Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kqz kqz

Sondazh

Poll