Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin në Fier dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet pas dy ditësh shoferi i furgonit

8 Janar 2021, 14:45 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin në Fier dhe iku nga vendi i

FIER– 38-vjeçari i cili dy ditë  më parë aksidentoi për vdekje një 50 vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, është arrestuar nga policia.

Viktima u gjet i pajetë në një kanal në vendin e quajtur “Vajkan” teksa kthehej nga puna si roje. Në pranga është vënë E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë  ndërsa është ndaluar 22-vjeçari me iniciale K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë  që udhëtonte si pasagjer në furgonin që përplasi për vdekje 50-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur “Vajkan”, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit së bashku me mjetin që drejtonte tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekje 50-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, i drejtuesit të mjetit, shtetasit E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenit ne fier arrestohet shoferi aksidenit ne fier arrestohet shoferi

Sondazh

Poll