Aktualitet

Shiu përmbyti Shqipërinë, metereologu tregon si do jetë moti gjatë fundjavës: Rreshjet do të vijojnë të mbeten prezente

8 Janar 2021, 14:57 Nga DOSJA
Shiu përmbyti Shqipërinë, metereologu tregon si do jetë moti

TIRANË– Gjatë ditëve të fundit Shqipëria është përfshirë nga rreshjet e dendura të shiut të cilat kanë sjellë përmbytje  në Vlorë, Lezhë Durrës, por jo vetëm. Rrrjeshjet intensive kanë qenë kryesisht në zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Në këto kushte atmosferike, metereologu Hakil Osmani, ka parashikuar se rreshjet e shiut do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës, por me sasi më të pakët sesa këto ditë.

 “Reshjet e shiut kanë qenë herë pas herë me intensitet mesatar edhe intensiv duke sjellë problematika të përkohshme në zonat veri-perëndimore. Reshjet e shiut do të vijojnë të mbeten prezente në vendin tonë, por në sasi më të pakët se ato që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes”, sqaron meteorologu Hakil Osmani për Abcnews.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora, janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hakil osmani moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit per fundjaven hakil osmani moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit per fundjaven

Sondazh

Poll