Aktualitet

Arrestimet antikanabis në Skrapar! Dalin detaje, efektivi i policisë dekonspiroi operacionin, pas mbledhjes mori dikë në tel

8 Janar 2021, 12:42 Nga DOSJA
Arrestimet antikanabis në Skrapar! Dalin detaje, efektivi i policisë

TIRANË– Detaje të reja nga operacioni antikanabis i SPAK në Skrapar kanë dalë në dritë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se ishte efektivi i policisë Astrit Duro ai që dekonspiroi operacionin.

Mësohet se sapo ka përfunduar mbledhjen ai ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

“Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Të përfshirë në këtë aktivitet kriminal jane konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni antidroge ne skrapar operacioni antidroge ne skrapar

Sondazh

Poll