Sport

“Çështja-Cise”, drejtori Osmani: “Shumë shpejt do e hapim merkaton!”

8 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
“Çështja-Cise”, drejtori Osmani: “Shumë

TIRANE – Kampionët bardheblu të Tiranës vitin 2021 e nisin me një ndeshje në Ballsh. Ata, në orën 13:45 do të përballen me skuadrën e Bylisit. Për të, por edhe problematikën e klubit kryqytetas, në një konferencë për shtypin ka dalë drejtori sportiv Tefik Osmani, i cili e nisi, me bllokimin e merkatos së klubit për të ashtuquajturën “Çështja-Cise”.

Bllokimi i merkatos? “Disa nga mediat e kanë nisur keq këtë situatë. Dikush ka thënë që janë paga, nuk mendoj se janë paga të prapambetura. Jemi viktimë në këtë situatë, por jemi të detyruar ta mbyllim këtë çështje sa më shpejt, pasi koha nuk na pret. Kam besimin që shumë shpejt ne do e hapim merkaton. Që në momentin që na ka ardhur konfirmimi që merkato jonë është mbyllur, kemi filluar interesimin. Nga momenti në moment presim, do t’jua tregojmë të gjithëve situatën dhe atë që do ndodhë”.

CAS-i? “Janë gjëra që nuk më takon mua t’i flas. Seferi mendoj që është lojtar i Tiranës, shumë shpejt mund të bëhet prezantimi i tij. Më vjen që shumica e gazetarëve interesohen edhe për ta çuar diku tjetër. Dua ta falënderoj si një djalë korrekt dhe i premtoj, ashtu siç ia kam premtuar, se shumë shpejt do e veshë bluzën e Tiranës”.

Bylisi? “Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk mendoj se do të ndikojë kjo situatë te lojtarët dhe trajneri. Të gjithë janë nën kontratë, besoj që nuk është problem për komplet grupin që kemi”. 

Firo? “Nga Tirana do ketë firo vetëm nëse ofertat që vijnë janë të kënaqshme për klubin. Jo vetëm Ismajlgeci, të gjithë lojtarët e Tiranës kanë oferta dhe kjo është një gjë shumë e mirë për klubin. Nuk mendoj që të përsëritën situatë të tilla. Për momentin na intereson të mbyllim këtë çështje”.

Sulmi? “Mendoj që ne si klub do bëjmë të pamundurën për të plotësuar kërkesat e trajnerit Dede. Nuk kërkon 7-8 lojtarë, do një, dy apo tre. Do bëjmë të pamundurën që t’ia plotësojmë këto kërkesa. Emrin e parë e keni marrë,”- ka thënë ndër të tjera drejtori sportive Tefik Osmani në konferencën e tij për shtyp.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brdheblute e tiranes drejtori tefik osmani ndeshja ndaj bylisit skuadra kryeqytetase taulant seferi brdheblute e tiranes drejtori tefik osmani ndeshja ndaj bylisit skuadra kryeqytetase taulant seferi

Sondazh

Poll