Bota

Studimi/ Vaksina Pfizer dhe BioNTech është efektive ndaj mutacioneve të Covid-19

8 Janar 2021, 08:44 Nga DOSJA
Studimi/ Vaksina Pfizer dhe BioNTech është efektive ndaj mutacioneve

BOTA-Vaksina Pfizer dhe BioNTech është efektive ndaj mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. Sipas një studimi laborator të kryer në Universitetin e Teksasit me mbështetjen e Pfizer dhe BioNTech është zbuluar se vaksina është efektive ndaj mutacionit N501Y. Studimi u krye nga gjaku i marrë nga njerëzit të cilëve iu ishte bërë vaksina. Sidoqoftë, gjetjet e tij janë të kufizuara pasi jo të gjitha mutacionet janë ekzaminuar.

Studiuesi i Pfizer Phil Dormitzer ka konfirmuar lajmin, ku dhe kanë thënë se është inkurajuese që vaksina ishte efektive kundër këtij mutacioni (N501Y) dhe 15 të tjera.

“Ne testuam 16 mutacione të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk kishte një ndikim serioz. Ky është një lajm i mirë,“-ka thënë ai.

Gjithashtu, Dormitzer ka vënë në dukje një tjetër mutacion të gjetur  në Afrikës së Jugut, i quajtur mutacion E484K që sipas tij është shqetësuese. Studiuesit planifikojnë të kryejnë teste të ngjashme për të parë nëse vaksina është efektive kundër mutacioneve të tjera të gjetura në Britaninë e Madhe dhe vendet e Afrikës së Jugut dhe shpresojnë të kenë më shumë të dhëna brenda disa javësh.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid-19 mutacioni i covid-19

Sondazh

Poll