Bota

Bilanci në botë/ Mbi 88 mln të infektuar, Brazili renditet vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, mbi 200 mijë

8 Janar 2021, 08:20 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 88 mln të infektuar, Brazili renditet vendi

Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur, duke shkuar mbi 88 milionë persona të infektuar, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,907,073 njerëz dhe janë shëruar mbi 63 milionë të tjerë.

Vendet më të varfra të botës mund të marrin dozat e tyre të para të vaksinës Covid-19 midis fundit të janarit dhe mesit të shkurtit, ka lajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por nga ana tjetër vaksinimi është duke u zhvilluar në disa prej vendeve më të pasura të botës, duke përfshirë SHBA-në, Britania e Madhe, vendet e Bashkimit Evropian dhe Kanadanë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojë të renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 274,190 persona, duke e çuar numrin në total mbi 22 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 4,134 njerëz dhe numri në total ka shkuar 374,124.

India renditet e dyta dhe ka shënuar një rritje të numrit të infektimit. Gjatë orëve të fundit numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 është mbi 18,106 njerëz ku shifra në total ka shkuar 10.414,044. Shifra e viktimave është mbi 234, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 150,606 pacientë.

Brazili ka kaluar shifrën e 200,000 vdekje nga pandemia e koronavirusit. Ky është totali i dytë më i lartë në botë. Ministria e shëndetësisë së vendit ka lajmëruar që  1,524 persona kanë ndërruar jetë gjatë orëve të fundit, ndërsa numri i personave të infektuar është mbi 84,134. Në total që prej fillimit të pandemisë, mbi 7 mln persona kanë rezultuar pozitiv .

Për sa i përket Evropës, gjendja vazhdon të ngelet problematike. Pavarësisht se ka filluar shpërndarja e vaksinës, disa prej vendeve kanë shtrënguar masat izoluese.

Franca, renditet e gjashta në rang botëror për numrin më të lartë të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë shënuar rritje të numrit të infektimeve rreth 21, 703  persona kanë rezultuar të pozitiv dhe numri në total është 2,727,321. Ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 276 pacientë dhe numri në total është 66,841.

Ndërsa, në Gjermani, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 28,078, duke e çuar numrin në total 1,869,306 sipas të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Ndërsa, numri i vdekjeve është 1,056, dukë e çuar shifrën në total 39,258.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote covid-19 koronavirusi ne bote bilanci ne bote covid-19 koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll