Bota

Zhvillohet SEANCA për vetenerët e UÇK-së/ Haradinaj nuk pranon të dalë para ‘Speciales’ së Hagës

8 Janar 2021, 08:16 Nga DOSJA
Zhvillohet SEANCA për vetenerët e UÇK-së/ Haradinaj nuk

HOLANDËDitën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në hagë për Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, do të dalin sot para togave të zeza.

Sipas mediave kosovare në ditën e sotme Nasim Haradinaj nuk është paraqitur përpara togave të zeza dhe kjo si shenjë proteste për mënyrën se si është trajnuar nga Specialja. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati i tij.

Më 11 dhjetor 2020, gjykatësi konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

(k.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hagë kosova ne hage hagë kosova ne hage

Sondazh

Poll