Bota

FOTO: Zbulohen dy bomba jashtë ndërtesës Capitol në SHBA, ende nuk janë identifikuar autorët

8 Janar 2021, 07:23 Nga DOSJA
FOTO: Zbulohen dy bomba jashtë ndërtesës Capitol në SHBA,

SHBA-Policia në Uashington, ka zbuluar dy bomba në formë tubash pranë ‘Capitolit’ pas protestave të dy ditëve më parë që përfshinë vendin. Imazhet që janë shfaqur në media tregojnë bombën që ndodhet në tokë pranë selisë së Komitetit Kombëtar Republikan.

Ndërsa, bomba e dytë, e cila nuk është fotografuar, u gjet disa blloqe larg pranë selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik.  Teknikët e bombave e çaktivizuar pajisjet, duke i bërë ato të padëmshme. Autoritetet nga FBI, ATF, Policia e Capitolit dhe Departamenti i Policisë Metropolitane, po hetojnë për zbulimin e pajisjeve të tjera që mund të kenë mbetur nga protesta dhe personat përgjegjës.

Ndërkohë, përveç bombave me tuba, policia gjeti një armë dhe ‘Molotov’ në një makinë jashtë ndërtesës. Sipas Departamentit të Drejtësisë, një individ i cili kishte 11 bomba Molotov u arrestua ditën e djeshme.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjdhor shba trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjdhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll