Bota

 “Trump ka qenë plotësisht i gabuar”/ Boris Johnson: Jam i kënaqur që Biden është konfirmuar si President

7 Janar 2021, 19:12 Nga DOSJA
 “Trump ka qenë plotësisht i gabuar”/ Boris Johnson:

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka reagur pas çertifikimt të Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Në një deklaratë për mediat e huaja, Johnson ka thënë se Trump ka qenë plotësisht i gabuar për të inkurajuar mbështetësit e tij që të sulmojnë ndërtesën e Capitolit.

Më tej, Johnson tha se është shumë i kënaqur me konfirmimin e Biden si Presidentin e ardhshëm të SHBA-së dhe se me konfirmimin e tij demokracia në vend do të mbizotrojë gjithashtu.

“Për Shtetet e Bashkuara dhe zgjedhjet, unë dua të them se gjatë gjithë jetës sime Amerika ka qëndruar për disa gjëra shumë të rëndësishme. Një ide e lirisë dhe një ide e demokracisë. ‘Për aq sa ai i inkurajoi njerëzit të sulmonin Kapitolin dhe për sa kohë që Presidenti vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi rezultatin e një zgjedhjeje të lirë dhe të ndershme, unë besoj se kjo ishte krejtësisht e gabuar. ‘Unë mendoj se ajo që Presidenti Trump ka thënë për këtë ka qenë krejtësisht e gabuar dhe unë dënoj pa rezerva inkurajimin e njerëzve për t’u sjellë në mënyrë të turpshme siç bënë në Kapitol. ‘E vetmja gjë që mund të them është se jam shumë i kënaqur që Presidenti i Zgjedhur tani është konfirmuar siç duhet, demokracia ka mbizotëruar,” u shpreh ai.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson donald trump joe biden boris johnson donald trump joe biden

Sondazh

Poll