Bota

BBC: Pesë fotografitë nga protesta e djeshme në SHBA që bënë xhiron e botës

7 Janar 2021, 19:30 Nga DOSJA
BBC: Pesë fotografitë nga protesta e djeshme në SHBA që

SHBA- Mediumi britanik, BBC ka publikuar ditën e sotme 5 fotografitë që bënë xhiron e rrjetit nga protesta në SHBA. Një fotografi ishte ku një protestues mbante flamurin e Konfederatës në shpatulla. Fotografia tjetër është kur një protestues ka marrë podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit dhe ka pozuar me të duke qeshur.

Në një fotografi tjetër shihet edhe një person me emrin Jake Angeli është duke folur para kamerave gjysmë i zhveshur. Gjithashtu si foto më e klikuar është përzgjedhur edhe kur një protestues me emrin Richard Barnett ishte ulur në po karriget e kryetarit të Kongresit. Ndërsa imzhi i fundit i përzgjedhur është momenti kur oficerët sigurisë së Kongresit Amerikan kanë nxjerr armët që protestuesit mos të hynin brenda ndërtesës.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fotongafite qe ben xhiron e rrjetit nga protesta ne shba jake angeli richard barnett fotongafite qe ben xhiron e rrjetit nga protesta ne shba jake angeli richard barnett

Sondazh

Poll