Bota

“Albin Kurti merr pjesë në zgjedhje”/ LVV: Ai është njeriu më i votuar në Kosovë

7 Janar 2021, 21:09 Nga DOSJA
“Albin Kurti merr pjesë në zgjedhje”/ LVV: Ai

KOSOVË- Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se Albin Kurti do të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për “KTV”, Konjufca tha se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe se ai ka besimin e të gjithë popullit. Më tej, ai tha se në listë për të kandiduar do të hyjnë njerëzit që kanë marrë një numër të madh votash dhe se Kurti është një nga ata personat.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes verpës së tij, i cili karaktreizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu,” tha ai.

Në lidhje me këtë ka folur edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi në “KALLXO Pernime”, ku tha se  Albin Kurtin nuk e prek Aktgjykimi.

Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk konjufca albin kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll