Bota

Protestat e dhunshme në SHBA/ Shënohet viktima e 5-të, një oficer policie ndërron jetë nga plagët e marra, Presidenti Tru

8 Janar 2021, 06:58 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA/ Shënohet viktima e 5-të, një

SHBA- Nis trazicioni i pushtetit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Senati hodhi poshtë pretendimet e një shumicë nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, edhe pas protestave të dhunshme që përfshinë vendin.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, i cili ishte organizatori i protestës është tërhequr me anë të një video-mesazhi ai ka bërë thirrje për paqe, ku dhe ka theksuar se fokusi i tij tani është të ketë një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtet. Gjithashtu dhe ka kritikuar dhunën e kryer gjatë protestave në Capitol.

Ndërkohë, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Chris Liddell, iu ka dërguar ditën e sotme një letër të gjithë anëtarëve të Kabinetit dhe i ka këshilluar të emëruarit politikë të përgatiten të japin dorëheqjen më 20 janar si pjesë e tranzicionit të pushtetit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Sakaq, ekipi i Trump ka filluar dorëheqjen ditën e sotme ka qenë Sekretarja e Arsimit, Betsy DeVos, që është larguar nga kabinetit pas sulmit nga protestuesit dy ditë më parë të Capitol.

Ndërkohë, numri i  viktimave të shkaktuara nga protestat ka shkuar në 5. Një oficer policie i Kongresit ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit të mbështetësve të Donald Trump në Kongresin amerikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia. Me këtë humbje bëhen 5 viktima nga ngjarja që shokoi botën në 6 janar, ndërkohë që ligjvënësit amerikanë po certifikonin rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Nga ana tjetër një numër i lartë protestuesish është identifikuar dhe kanë humbur punën e tyre.

Një reagim ka ardhur dhe ka presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili i ka quajtur protestën e 6 janarit si një nga ditët më të errëta të historisë së Amerikës.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/doja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba donald trump kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll