Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Kryeministri francez Castex: Kufiri me Britaninë e Madhe do të qëndrojë i mbyllur

8 Janar 2021, 07:07 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Kryeministri francez Castex: Kufiri me Britaninë

FRANCË-Kufiri i Francës me Britaninë e Madhe do vazhdojë të qëndrojë i mbyllur. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri francez, Jean Castex, i cili ka deklaruar se vendimi i marrë në 20 dhjetor për mbylljen e kufirit me Britaninë e Madhe, si masë parandaluese për mutacionin e ri e të Covid-19 do të zgjas deri në një njoftim të dytë.

“Më 20 dhjetor, ne vendosëm të mbyllim kufijtë me BM dhe kjo masë do të zgjatet deri në një njoftim tjetër”, tha Castex në një konferencë shtypi.

Gjithashtu, ai ka specifikuar se vetëm  kategori të caktuara personash do të lejohen të kalojnë dhe me kusht që të testohen para se të hyjnë në Francë.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe france france-mb mutacioni i ri i covid britania e madhe france france-mb mutacioni i ri i covid

Sondazh

Poll