Bota

Trazirat në Capitol/ Flet këshilltari i 3 ish-presidentëve të SHBA-së, Phillip: Sa më shpejt të largohet Trump aq më mir

7 Janar 2021, 19:57 Nga DOSJA
Trazirat në Capitol/ Flet këshilltari i 3 ish-presidentëve

SHBA- Këshilltari i 3 ish-presidentëve amerikan George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama, David L. Philips e ka konsideruar protestën e djeshme në Capitol Hill si terroriste. Në një intervistë për emisionin “Radari Informativ” në ABC News ka thënë se ajo që ndodhi ditën e djeshme në SHBA, ishte e pritshme. Më tej ai tha se fjalët e Presidentit Trump ishin ato që e nxitën publikun që të agravonte në atë mënyrë. Ndër të tjera ai tha se vitet e kaluara me presidencën Trump në pushtet kanë qenë më të errëtat në SHBA.

“Po në fakt unë po flisja me njerëz ditën e djeshme dhe po diskutoja për diçka të tillë, pasi Trump thoshte herë pas here se kishte manipulim të zgjedhjeve. U mblodh një turmë që iu sul Kongresit. Ishin fjalët e tij nxitëse që ngritën publikun. Sa më shpejt që të largohet Trump, aq më mirë do të jetë për Amerikën. Këto që ndodhën e kanë cënuar imazhin e SHBA-ve që shiheshin si një vend i artë, i lirive dhe demokracive. Këto vite të kaluara, në presidencën e Trump, kanë qenë vite të errëta. Amerika nuk ka pasur nivelin e duhur të demokracisë. Georgia zgjodhi dy përfaqësues demokratë, për vitet e ardhshme do kemi mundësinë të bëjmë korrigjime,” tha ai.

Në fjalën e tij Philips tha se të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë diëtn e djeshme duhet që të burgosen.

“Amendamenti jonë i parë garanton të drejtën e fjalës, ajo që ka qenë më shqetësuese, ka qenë përpjekja e vazhdueshme për të ulur nivelin e demokracisë, për të marrë ekstremistë në krahun e tij. Personat që kanë ushtruar dhunë, duhet të burgosen,” u shpreh ai.

I pyetur për çështjet e Ballkanit ai tha se ato duhet që të studiohen me kujdes dhe se SHBA-ja duhet që të jetë më aktive në ndërmjetësimin e konflikteve. Ndërsa në lidhje me konfliktin Kosovë-Serbi, Philips tha se Biden do të jetë më i përkushtuar në zgjidhjet e problemeve.

David L. Phillips“Çështjet e detit duhet të studiohen. SHBA duhet të jetë më aktive në ndërmjetësim. Ka një ndryshim të madh mes qasjes së Biden, ai do të jetë i përkushtuar dhe në dialogun Kosovë-Serbi. Kemi nevojë për bashkëpunim mes SHBA dhe BE. Duhet të rregullojmë komunikimin mes këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë. Duhet të punojmë më fort së bashku,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota capitol hill david l. philips capitol hill david l. philips

Sondazh

Poll