Politike

Vizita e Ramës në Turqi, Kryemadhi: Shqipëria nuk është as Turqi, as Greqi! Nuk do të njohim asnjë lloj marrëveshje që

7 Janar 2021, 20:50 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Turqi, Kryemadhi: Shqipëria nuk është

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar vizitën dy ditore të Kryeministrit Ram në Turqi. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” Kryemadhi ka thënë se nëse fitohen zgjedhjet e 25 prillit, LSI-ja nuk do të njoh asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial. Ndër të tjera ajo ka thënë se që asnjë mos të mos të guxojë të bëjë pazare ne kurriz të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen apo për të krijuar azile politike për veten e tij.

Çim Peka: Cili është komenti juaj në lidhje me vizitën e Kryeministrit Rama në Turqi?

Kryemadhi: Vetëm një fjali do të thosha: Shqipëria nuk është as Turqi, as Greqi e as Serbi. Shqipëria është Shqipëri. Mos të guxojë askush të bëjë pazare ne kurriz të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen apo për të krijuar azile politike për veten e tij. Nuk do njohim asnjë lloj marrëveshjeje. Unë si Monikë dhe çdo deputet i LSI që do të hyjë në Parlamentin e pas 25 prillit jo të vijë Greqia, Turqia, Serbia, Amerika apo Gjermania, kush të dojë të vijë të bëjë fushatë për Edi Ramën, çdo marrëveshje që cënon integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë është e papranueshme. Jo vetëm kaq, por do të dalin përpara bankës së të akuzuarve ata që e kanë bërë dhe ata që nuk e kanë dënuar dhe që e kanë lejuar që të ndodhë kjo gjë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll