Politike

Kryemadhi: PD dhe LSI do të hyjnë bashkë në zona të caktuara, marrim 100 mandate

7 Janar 2021, 20:11 Nga DOSJA
Kryemadhi: PD dhe LSI do të hyjnë bashkë në zona të

TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se Partia Demokratike dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kryemadhi ka thënë se kjo gjë do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vtme. Po ashtu ajo ka thënë e bindur se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Se në cilat qarqe, këtu nuk mund ta themi që tani. Ne kemi një vit që kemi hyrë në kurthin e Edi Ramës dhe merremi me Kodin Zgjedhor, kur duhet të merremi me hallet e shqiptarëve. Ju po kërkoni që ne të hyjmë në një listë, atë që kërkon Edi Rama. Rama shkeli Kodin Zgjedhor, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, shkeli Kushtetutën dhe ju mendoni se këtë e bëri për të favorizuar opozitën? Rama nuk favorizon familjen e tij kur bie fjala për pushtetin. Ne, edhe po të hyjmë me një listë, do të regjistrohen dy lista, pasi kështu është me Kod Zgjedhor,” tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll