Politike

Rama shkon nesër në Greqi, gazetari Artur Bibe: Është lajmës, do dërgojë mesazhin e do përcillet, drekën do ia shtrojë

7 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
Rama shkon nesër në Greqi, gazetari Artur Bibe: Është

TIRANË– Gazetari Artur Bibe ka deklaruar se kryeministri Edi Rma do të pritet për drekë në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në një raportim për emisionin “Open”, Bibe tha se sipas burimeve të tij nga kryeministria greke, Rama pritet si një lajmës prej tyre, që do të përçojë një mesazh nga ana e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, në lidhje me marrëdhënien Turqi-Greqi.

“Unë do të sjell një informacion shumë të saktë. Rama cilësohet si një lajmës nga ana e kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme. Ai do të pritet në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, do të bëjë rolin e mesazherit. Ai do të dëgjohet pasi Mitsotakis do ta presë për drekë në banesën e tij dhe më pas do të përcillet me një përgjigje,”- tha Bibe.

Nesër, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Ramën, e më pas, Mitsotakis do të shtrojë një darkë për kryeministrin shqiptar.

Dosja.al zbuloi dje se socialistët janë të përgatitur që vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Zërat flasin se në fokus të bisedës do të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur bibe edi rama ne turqi 6 janar rama vizite ne greqi 8 janar artur bibe edi rama ne turqi 6 janar rama vizite ne greqi 8 janar

Sondazh

Poll