Sport

Numrat e Milan-Juventus: Nga 1000-shi i familjes Maldini, deri te goli i parë amerikan!

7 Janar 2021, 11:25 Nga DOSJA

1000 – Me nëntë minutat e aktivizimit dje të Danielit, në sfidën Milan-Juventus, emri i familjes Maldini është edhe më i lidhur me historinë e klubit kuqezi. Me aktivizimin e nipit të tij, në disfatën e Stefano Piolit kundër bardhezinjve, familja Maldini arrin shifrën e pabesueshme të një mijë prezencave me fanellën e “djallit”, të ndara 647 të Paolos, 347 të Çezares dhe 6 sulmuesit të ri Daniele.

304 – Ditët kishin kaluar që nga humbja e fundit e Milanit në Seria A: E fundit ishte më 8 mars 2020.

27 – Ishin rezultatet e njëpasnjëshme të suksesshme të regjistruara nga Milani, nga humbja e fundit në kampionat në mars deri në natën e kaluar në “San Siro” kundër Juventus.

22 – Këto janë sfidat e Stefano Piolit kundër Juventusit në stol. Vetëm një fitore, më 7 korrik 2020, në Milan-Juventus 4-2 (rikthim i pabesueshëm nga 0-2). 5 barazime dhe 16 humbje plotësojnë statistikën.

14 – Janë fitoret e Juventusit në 16 ndeshjet e fundit kundër Milanit në Serie A. Bilanci tregon edhe dy humbje. Barazimi i fundit midis tyre daton më shkurt 2021.

1 – Goli i Ueston MekKeni në Milan-Juventus 3-1, është i pari në historinë e Serisë A, i shënuar nga një futbollist amerikan në skenën e “San Siros”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport familja maldini fitorja e juvnetusit goli i pare amerikan milan juventus seria a familja maldini fitorja e juvnetusit goli i pare amerikan milan juventus seria a

Sondazh

Poll

Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...